Ushtari i së ardhmes 11 maj 2000
![]() |
Ushtari qëndron në një
llogore i veshur me nje jelek kundraplumbi me një pushkë me rreze lazer në
dorë, i pajisur me një videokamer dhe një kompjuter. Ky është parashikimi
i ushtarit amerikan të së ardhmes. Këmbësoria amerikane do të pajiset
vitet që do të vijnë me teknollogji të reja.
Me anë të
videokamerave ushtarët do të jenë në gjendje të shohin pikëshënjestrën
në një ekran dhe të godasin në shenjë pa patur nevojë të shfaqin hapur
trupin e tyre. Me anë të një kamere tek pushka e cila është e lidhur me
një sistem kopjuterik ai do të mund të dërgojë filmime nga zona e luftës
drejtpërsëdrejti në Shtabin e Përgjithshëm.
Sistemi i vozitjes GPS
i tregon ushtarit pozicionin e armikut dhe duke shtypur disa susta do të jetë
në gjendje të marrë të dhëna mbi numrin dhe armatimin e armikut. Në një
hartë elektronike ushtari do të mund të markojë pikëshënjestra për p.sh.
goditje me artileri.
Ky sistem i ri do të vihet në provë nga amerikanët në vjeshtë kurse
vitin tjetër do të vihet në përdorim. Ai do të dhjetëfishojë aftësinë
e ushtarit.
Ushtari i së ardhmes ka në kokoren e tij shumë sy kamerash dhe sensorësh.
Nëpërmjet tyre merr dhe dërgon të dhëna dhe ka një kënd vëzhgimi prej
360 gradësh. Në një ekran përpara syve ushtari do të mund të shohë
prapa, mund të shohë të dhëna dhe harta dhe të jetë në gjendje të
dallojë shokun nga armiku edhe natën. Veshja e tij do të mund të ftohë
apo ngrohë trupin e tij. Gjithashtu do të mund ta mbrojë atë prej lëndëve
luftarake biollogjike dhe kimike. Brenda saj do të ketë të dhëna
kompjuterike dhe antena. Pajisje të ndjeshme brenda veshjes kontrollojnë
gjendjen psikollogjike të ushtarit: temperaturën, goditjet e zemrës,
lodhjen, stresin.
Sistemi i armëve që do të ketë dorë ushtari do të jetë tepër i lehtë,
me plumba 15 milimetërsh që deri në largësinë prej 1000 metrash do të
jenë të mundur të telekomandohen apo do të jenë të pajisur me sensorë që
kërkojnë për një trup të ngrohtë.
Disa prej këtyre
teknollogjive janë vënë që tani në punë.
www.rruzull.net
Përgatiti
Alvin Ekmekçiu
- Mbështetur në materialet e emisionit Nano të 3sat
Zyra
e gjithandejshme!
|
|
Nga 2008 shumë njerëz do të punojnë në lëvizje. Zyra juaj do të jetë kudo që ju do të jeni. Parashikohet se brenda dhjetë vjetësh do të jetë e mundur q ë ju të keni një takim të menjëhershëm virtual, thjesht duke i thënë kompjuterit orën e takimit me ekipin dhe ata do të shfaqen para syve tuaj në ekranin e kompjuterit që mund të vishet në trup.
Përgatiti
Eridjan Leskaj
- Mbështetur në materialet e BBC-së
www.rruzull.net
Dita e së ardhmes
dt. 4 shtator 2000
|
|
Automobilë
pa shofer!
Parashikohet se nga
viti 2025 ne do të kemi makina të cilat nuk do të kenë nevojë për shofer.
Një prototip i tillë është ndërtuar, kjo makinë mund të lëvizi pa
njeri që ta drejtojë atë nëpër rrugët e Shtutgartit, Gjermani. Rreth
vitit 2040 ne mund të ngasim nëpër autostrada automobilë krejtësisht
automatike dhe ka nga ata që besojnë se makinat fluturuese mund të zënë
vend në këtë shekull të ri.
Një
revolucion në tingull!
Një sistem i cili do të
drejtojë tingullin me saktësi sipas një rreze ultratingulli është duke u
zhvilluar. Kjo do të thotë se njerëzit e një familje mund të jenë të
gjithë në një dhomë me një televizor ndezur dhe vetëm një person brenda
rrezes mund ta dëgjojë atë. Kjo mund të jetë në përdorim të përditshëm
aty nga viti 2005.
Stemë
vetjake në vend të telefonit celular

Së shpejti vendin e
telefonit celular do të mund ta zërë një stemë që mund të mbërthehet
pas rrobave ashtu si tek seriali fantastiko-shkencor Star Trek.
Këtë
gjë e mundëson teknollogjia e re e quajtur Bluetooth që po vihet në përdorim
nga firma Ericsson. Kjo teknollogji bën të mundur lidhjen pa tela dhe me një
rreze të shkurtër veprimi midis telefonit dhe pajisjeve elektronike si
kompjuterave. Ose edhe midis vetë pajisjeve elektronike. Cfarë do të thonte
që ato nuk do të kishin nevojë të bënin gjithçka vetë por mund të
mirrnin të dhënat e nevojshme nga njëra-tjetra.
Telefoni mund të kishte hyrje në internet pasi shkëmben të dhëna me
kompjuterin.
Si përfundim
telefonët celularë do të bëhen gjithnjë e më të vegjël, do të
humbasin rolin e tyre si mjet vetëm për të folur dhe do të luajnë edhe
rolin e mbajtësit të të dhënave vetjake që do të kryejë lidhje me
pajisje të tjera që ke me vete ose që ndodhen përqark. Kjo pajisje stemë
do të shërbente edhe si një kuletë apo biletë elektronike. Secila prej
tyre ka një numër të veçantë kështu që kur do hypje në autobuz apo
tren bileta do të prehej në mënyrë të padukshme.
Komandat
do të jipen jo duke shtypur susta por duke folur, pra nëpërmjet zërit.
Mund
të kishte edhe formën e kufjes ku me përshtatjen e MP3-ve për teknollogjinë
Bluetooth, mund të bëhej i mundur edhe dëgjim muzike.
Përgatiti
Alvin
Ekmekçiu
- Bazuar në materialet e BBC-së
Shkenctarët kanë
gjetur një mekanizëm të panjohur më parë përmes rënies së fuqisë së
nyjeve nervore të trurit (synapseve), një proçes i
cili çon në krijimin e kujtesës dhe ruajtjen për një kohë të gjatë të
saj.
Rritja
apo rënia e fuqisë ndër synapse sjell ndryshime në kujtesë. Ky ndryshim
fuqie ndodh gjithashtu edhe përgjatë zhvillimit të trurit.
Pas
eksperimenteve të bëra mbi minj nga Insitituti Mjeksor Howard Hughes (HHMI)
dhe Universiteti Brown doli se nyjet dobësohen pasi krijohen proteina të
reja në atë vend apo kthehen menjëherë në proteina të tjera proteinat që
kanë ardhur tek këto nyje për përpunim.
Ky
mekanizëm është një mënyrë e përshtatshme e trurit për të shprehur
ndryshimet e tija por jo vetëm kaq, ai është njëkohësisht edhe një
mekanizëm thelbësor i zhvillimit të një truri normal.
Që më
parë dihej që synapset kishin një mekanizëm që krijonte proteina por nuk
dihej që ky mekanizëm ndryshonte edhe vetë synapset.
Përgatiti
Alvin
Ekmekçiu -
Mbështetur
në materialet e Science.
|
|
Një injeksion që rrit kujtesën 15 prill 2000
Shtimi i qelizave
nervore në trup pothuajse dyfishohet me anë të injeksionit me faktorin
shumues IGF-1. Këtë e kanë zbuluar studiuesit në Göteborg, Suedi. Kjo
mund të shfrytëzohet për kurimin e trurit pas një ataku zemre, kur qelizat
e trurit nuk kanë marrë gjak, apo në rastin e ndonjë sëmundjeje tjetër.
Më parë besohej se
tek njerëzit nuk mund të lindin qeliza të reja pas foshnjërisë, por para
një gjysëm viti neurologu Peter Eriksson dhe grupi i tij dhanë prova mbi se
si truri i njeriut ndërton qeliza të reja nervore përgjatë tërë jetës.
Është arritur në përfundimin
se stresi i dëmton qelizat e reja ndërsa një ambjent i larmishëm e
stimulues i pasuron ato. Ajo që shton më tepër numrin e qelizave të reja
është lëvizja trupore.
Pikërisht ajo që ndodh gjatë lëvizjes trupore është çlirimi i faktorit
shumues IGF-1.
Kështu në provat e bëra tek minjtë injeksimi i faktorit shumues IGF-1 jo
vetëm që bëri të mundur shtimin e qelizave por edhe ndikoi tek qelizat e
reja që të bëheshin qeliza nervore dhe jo vetëm qeliza të zakonshme mbështetëse
të qelizave nervore.
Shtimi gjeti vend në një pjesë të trurit që quhet hippocampus dhe që ka
domethënie të madhe për kujtesën dhe të mësuarit.
Përparësia me
faktorin shumues IGF-1 është që mund të injektohet në krah e përsëri të
arrijë trurin. Pasi është një lëndë e vetë trupit edhe mund të kalojë
pengesën e gjak-trurit.
Nga ky studim që do të
vazhdojë edhe për të paktën 5 vjet të tjera mund të përfitojnë edhe
ata njerëz që nuk kanë pjesë truri të dëmtuara por që duan të përmirsojnë
kujtesën e tyre dhe aftësinë për të mësuar.
www.rruzull.net
Përgatiti: Alvin Ekmekçiu - Bazuar në materialet e gazetës suedeze Dagens Nyheter.




