![]() |
![]() |
MREKULLITË SHKENCORE TË KUR'ANIT
|
Në emër të Allahut Bëmirësit të përgjthshëm Mëshiruesit "Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet tona në horizonte dhe në vetën e tyre, derisa tu bëhet e qartë se ai (Kur'ani), është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?" (Fussilet, 53)
Falenderimi
i takon Allahut, Zotit të gjitha botëve! Këto janë debate shkencore të zhvilluara me katërmbëdhjetë dijetarë bashkëkohorë të sferave të ndryshme, të cilat i kam përmbledhur në një videokasetë me titull: "Ai, Kur'ani, është i vërtetë!" Në këtë libër që po u ofroj lexuesve do të paraqesim në vazhdim debatet e zhvilluara, në mënyrë që të njihen të vërtetat shkencore rreth të cilave flasin disa ajete kur'anore. Ato dëshmojnë se Islami porosit dhe urdhëron përvetësimin e shkencës dhe dijes dhe se shpallja hyjnore nuk mund të bie ndesh kurrsesi me të vërtetat e pakontestueshme shkencore. ...autori |


